138 vjet nga rënia heroike e Mic Sokoli - Bota Sot
138 vjet nga rënia heroike e Mic Sokoli

Aktuale

138 vjet nga rënia heroike e Mic Sokoli

Më: 21 prill 2019 Në ora: 07:43
Kulla

Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe ra heroikisht në vitin 1881.

Ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.

Mic Sokoli rrjedh nga një familje patriotësh. Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. u shqua për strategji, gatishmëri dhe trimëri. Mori pjesë aktive në luftimet e Shkupit, Prizrenit, Ferizajit, Gjilan, në Gjakovë kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Gucia, në Hot, Grudë, Tuz. Pastaj në rrafshin e Kosovës në betejën e madhe të Shtimes, të Carralevës, dhe së fundmi në atë të Slivoves nga ku dhe ra heroikisht.

Në betejën e Slivovës në afërsi të Shtimes, në (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymëzuar të gjithë luftëtarët e tjerë të vazhdojnë luftën me trimëri e krenari.

Mici ra heroikisht në moshën 42 vjeçare, duke lënë pas gruan dhe 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Më shumë se një shekull më pas, po një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare. Ai kishte trashëguar nga gjenet e Micit trimërinë dhe shkathtësinë ushtarake. Nip i Mic Sokolit, ra dëshmorë duke luftuar për Bashkim Kombëtar, dhe quhet Tahir Sinani.

Shumë ngjarje dhe luftëtarë të Epokës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përjetësuan përmes epikës historike, mirëpo vendin e parë e zë Mic Sokoli, prijësi i Krasniqes, biri i Sokol Ramës nga Malësia e Madhe. Heroizmi i pashoq i Micit u kthye në legjendë, dhe këngët për të jehuan nëpër vite duke mbërritur deri tek ne.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...