Haradinaj: Kjo ditë rrëfen për mrekullinë e ringjalljes - Bota Sot
Haradinaj: Kjo ditë rrëfen për mrekullinë e ringjalljes

Aktuale

Haradinaj: Kjo ditë rrëfen për mrekullinë e ringjalljes

Më: 21 prill 2019 Në ora: 08:24
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës dhe miqtë ndërkombëtarët për Pashkët Ortodokse.

Haradinaj në këtë ditë ka bërë thirrje për respekt dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë.

“Pashkët, për mijëra vjet i kanë bashkuar shqiptarët në vendin e vet rreth vlerave të tyre unike. Kjo ditë, që na rrëfen mrekullinë e ringjalljes, të ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, na kujton se në thelb, sakrifica për të mirën dhe të drejtën është virtyti më i lartë jetësor”.

“Uroj që në këtë ditë të bekuar për besimtarët katolikë, ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë. Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, si dhe miqve ndërkombëtarë, gëzuar dhe për shumë mot Festën e shenjtë të Pashkëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...