Kërkohet paraburgim për burrat e kthyer nga Siria, pritet vendimi i gjykatës - Bota Sot
Kërkohet paraburgim për burrat e kthyer nga Siria, pritet vendimi i gjykatës

Aktuale

Kërkohet paraburgim për burrat e kthyer nga Siria, pritet vendimi i gjykatës

Më: 21 prill 2019 Në ora: 11:27
Pallati i Drejtësisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për paraburgim ndaj katër shqiptarëve të kthyer nga Siria.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të merret vendimi për Agon Misinin, Arijan Kryeziun dhe Visar Qukovcin për të cilët po dyshohet se kanë luftuar në Siri në mbështetje të organizatave terroriste. Ndërsa, ndaj Rexhë Tafajt (i mitur) vendimi ku i janë caktuar 30 ditë paraburgim është marr dje.

Prokurori Special, Sylë Hoxha ka thënë se kërkesën për paraburgim në Themelore e kanë dorëzuar të shtunën.

“Ne e kemi dorëzuar kërkesën dje në afatin e paraparë ligjor tash gjykata vendos për masën e paraburgimit. Sot merret vendimi, është afati ligjor janë të obliguar si ne si ata me i përfill afatet”, ka thënë Hoxha.

Theksojmë se të lartpërmendurit janë arrestuar pas kthimit nga Siria nën dyshimet për pjesëmarrje në luftërat e huaja. Në mesin e 110 shqiptarëve të kthyer nga Siria janë edhe 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijët që kanë humbur prindërit në luftën e Sirisë.

Këta persona po qëndrojnë në qendrën e azilkërkuesve në Vranidoll të Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...