Seks në vetura zyrtare, speca somborka…tani edhe pazar në Fushë-Kosovë

Aktuale

Seks në vetura zyrtare, speca somborka…tani edhe pazar në Fushë-Kosovë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 11:56
Vetura zyrtare në Fushë-Kosovë

Një pazar që organizohet në Fushë-Kosovë çdo të diele i cili njihet në publik si “pazari i kerreve”, por aty përveç veturave gjinden edhe të gjitha gjësendet tjera si pajisje shtëpiake, tekstil etj, është organizuar edhe sot. E ajo që ka rënë në sy edhe vetura zyrtare e Republikës së Kosovës.

Kjo 3Z nuk ka dalë në shitje por një zyrtar i saj ka dalë për të bërë pazar, të cilën e ka parkuar pranë kësaj hapësire.

Ditë më parë një veturë zyrtare u keqpërdor për të kryer marrëdhënie intime. Ndërsa në të kaluarën të njëjtat janë shfrytëzuar për të blerë somborka dhe për të kryer punë tjera private.

Image

Se çfarë pazari po kryen ky zyrtar nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat