Albin Kurti zbulon datën, ja kur mbahet protesta e parë para Prokurorisë së Shtetit

Aktuale

Albin Kurti zbulon datën, ja kur mbahet protesta e parë para Prokurorisë së Shtetit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:43
Albin Kurti

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të premte, më 26 prill, në ora 11:55 do të organizojë protestë paqësore para ndërtesës ku ndodhet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media, ka thënë se këtë protestë e thërrasin si qytetarë të brengosur të Republikës të Kosovës për fatin e shtetit të pavarur.

Ai ka ftuar qytetarët e Republikës që të bashkohen në këtë protestë paqësore kundër kapjes së shtetit.

Kurti ka thënë se çlirimit të Kosovës nga Serbia duhet t’i bashkëngjitet edhe çlirimi nga krimi dhe korrupsioni.

Sipas tij, kryeprokurori Aleksandër Lumezi nuk e ka vendin në rrugën që mban emrin “Luan”.

Kurti: Të premten do të protestojmë para Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

“Andaj, të premten e 26 prillit 2019, në ora 5 n’12, pra 5 minuta para mesditës, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për protestë paqësore para ndërtesës ku ndodhet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë. Ky Lepur nuk e ka vendin në rrugën që mban emrin Luan”, tha ai.

Duke folur sesa i kapur është shteti i Kosovës, Kurti tha se Prokuroria e Shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike.

Në vend se presidenti, kryeministri e kryeparlamentari t’i frikësohen kryeprokurorit, Kurti thotë se ky i fundit iu frikësohet atyre.

Ai e quajti frikacak e të shantazhuar kryeprokurorin Lumezi, pasi sipas tij, nga raportimet e përditshme nëpër medie për aferat korruptive të qeverisë e deri te të gjeturat e shumta të Zyrës Kombëtare të Auditimit, Lumezit nuk i bën përshtypje asgjë.

Kurti: Me lepurusha si Aleksandër Lumezi nuk bëhet shteti

“Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë ministra kaq shumë të korruptuar. Mirëpo, asnjë ministër i qeverisë nuk i frikësohet kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, dhe, ky i druhet cilitdo, pra secilit, prej tyre. Në Kosovën tonë të dashur nuk mund të kemi luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të institucionalizuar, nuk mund të kemi gjyqësor të drejtë e drejtësi gjyqësore, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin. Me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës nuk është Republikë, por Lepurblikë... Ai është frikacak dhe, mbase, i shantazhuar... Me këso lepurushash nuk mbahet republika e nuk bëhet shteti. Me hajna nuk ka shtet, por as me lepurusha nuk bëhet shteti”, është shprehur Kurti.

Krejt në fund, Kurti ka thënë se do të vazhdojnë edhe me tubimet kundër “PANhajnisë”.

***

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë paqësore më 26 prill, kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, pasi me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës nuk është Republikë, por Lepurblikë.

Kryetari i Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë.

“Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike. Në vend se presidenti, kryeministri e kryeparlamentari t’i frikësohen kryeprokurorit, ky iu frikësohet atyre. Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë ministra kaq shumë të korruptuar. Mirëpo, asnjë ministër i qeverisë nuk i frikësohet kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, dhe, ky i druhet cilitdo, pra secilit, prej tyre. Në Kosovën tonë të dashur nuk mund të kemi luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të institucionalizuar, nuk mund të kemi gjyqësor të drejtë e drejtësi gjyqësore, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin. Me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës nuk është Republikë, por Lepurblikë”, ka thënë ai.

Protesta do të mbahet para ndërtesës ku ndodhet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në ora 11:55.

***

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka paralajmëruar se të premten e ardhshme, në orën 15, do të nisin protestën e parë para Prokurorisë së Shtetit.

Ai ka thënë se Kryeprokurori i Shtetit po heshtë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Degjenerimi është bërë i papranueshëm e i padurueshëm”, ka thënë Kurti.

“Këtë protestë po e thërrasim si qytetarë të brengosur…. çlirimin nga Serbia duhet t’ia bashkëngjisim edhe çlirimin nga krimi dhe korrupsioni”, ka shtuar ai.

Protesta pritet të zhvillohet në Prishtinë në rrugën “Luan Haradinaj” ku ndodhet edhe objekti i Prokurorisë së Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat