Gjykata në Prishtinë vendos për 4 luftëtarët e kthyer nga Siria

Aktuale

Gjykata në Prishtinë vendos për 4 luftëtarët e kthyer nga Siria

Më: 21 prill 2019 Në ora: 15:33
Pamje nga gjykata

(E plotësuar) - Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka përfunduar seanca dëgjimore për tre personat e kthyer nga Siria në Kosovë, Agon Misini, Arijan Kryeziu dhe Visar Qukovci, ndërsa gjatë ditës gjykata pritet të marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit.

Tre të dyshuarit të cilët kanë marrë pjesë në luftime në zonat e konfliktit në Siri, në kuadër të grupit terrorist ISIS, janë larguar nga gjykata nën masat e rrepta të policisë.

Ndërsa, të miturit Rexhë Tafaj, dje iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ahmet Tahiri, avokat i Arijan Kryezit tha se e kundërshtojnë kërkesën e Prokurorisë Speciale.

"Ne si mbrojtje normalisht e kundërshtuam këtë kërkesë për faktin se nuk janë përmbushur elementet e parapara me nenin 1 të Republikës së Kosovës, përfundoj tashmë seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe po presim vendimin... kushtet e veçanta, si vendbanimi, identitet i të pandehurit, rrezikshmëria e veprës penale", tha ai.         

Sa i përket gjendjes shëndetësore të klientit të tij, ai tha se duket që është mirë.

I pyetur se a është shprehur i penduar, ai tha se Arijan Kryeziu ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

"Klienti im është mbrojtur në heshtje", ka përfunduar ai.

Ndryshe, ata dyshohet se kanë marrë pjesë në luftime në zonat e konfliktit në Siri në kuadër të grupit terrorist ISIS.

***

 

Nga një muaj para burgim i është caktuar katër të dyshuarve për terrorizëm, të kthyer nga Siria.

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh katër ltë dyshuarve se kanë luftuar për Shtetin Islamik, që janë kthyer dy ditë më parë në Kosovë.

Vazhdimi i paraburgimit të katër burrave u bë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Institucionet e shtetit, në koordinim me ushtrinë amerikane kanë kthyer të premten mbrëma 110 persona në Kosovë. Prej tyre 32 gra, 74 fëmijë të lindur nga njëri prind me shtetësi kosovare (9 prej tyre u janë vrarë prindërit në luftën e Sirisë) dhe 4 burra, që dyshohet se kanë luftuar për organizatën terroriste ISIS.

Ndërkaq fëmijët dhe gratë e rikthyera nga Siria, janë vendosur në Qendren e Azilkërkuesve në Vranidoll të Prishtinës.

Aty do të qëndronin 72 orë, para se tu dorëzoheshin familjeve që kanë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat