Zyrtari i VV-së: Ne kemi kryeprokuror frikacak

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Ne kemi kryeprokuror frikacak

Nga: N.H Më: 21 prill 2019 Në ora: 16:44
Lëvizja Vetëvendosje

Zyrtari  Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se kur ke qeveritarë që të vetmen arsye pse janë në institucione e kanë rrugën më të shkurtër, në anën tjetër thotë se duhet të kemi kryeprokuror e prokurorë që ndalin një gjë të tillë.

Ai nënvizon se në vend ka kryeprokuror frikacak që ndjek shembullin e qeveritarëve për përfitime e vende pune.

Ndërsa, në fund, ai bën thirrje që të premten e 26 prillit 2019, të mblidhen pa dallim para zyrës së Kryeprokurorit për të protestuar.

Ja shkrimi i tij:

Kur ke qeveritarë që të vetmën arsye pse janë në institucione e kanë rrugën më të shkurtër dhe të paligjshme drejt milionave e përfitimeve tjera, duhet të kemi kryeprokuror e prokurorë të zënë me punë e të guximshëm kundër tyre.

Ndërsa, ne kemi kryeprokuror frikacak që ndjek shembullin e qeveritarëve për përfitime e vende pune. Andaj, të premten e 26 prillit 2019, në ora 5 n’12, pra 5 minuta para mesditës të mblidhemi pa dallim para zyrës së Kryeprokurorit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat