Idriz Vehapi zgjidhet kryetar i PDK-së në Rahovec

Aktuale

Idriz Vehapi zgjidhet kryetar i PDK-së në Rahovec

Më: 21 prill 2019 Në ora: 16:49
PDK

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec, sot ka mbajtur Kuvendin zgjedhor të degës, ku me vota të fshehta zgjodhën për kryetar Idriz Vehapin.

Kuvendi zgjedhor ka zgjedhur edhe 61 anëtarë të Këshillit drejtues dhe 16 anëtarë për Konventën Qendrore. 

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, theksoi se Partia Demokratike ka qenë me rol kyç në ndërtimin e shtetit tonë, andaj, sa më e fortë është kjo parti aq më e fortë është edhe Kosova.

“Sa më të fortë jemi, aq më shumë detyra të mëdha kryejmë, aq më shumë forcohet vizioni i kryetarit, Kadri Veseli”, tha Hoxhaj, duke shtuar se Dekada e re, e ideuar nga kryetari Veseli, nënkupton më shumë vende të reja të punës, më shumë zhvillim ekonomik dhe më shumë mbështetje për fermerët.

Ndërkaq, Idriz Vehapi ka thënë se PDK mbetet subjekti më i konsoliduar në Rahovec, duke shprehur besimin se në zgjedhjet e ardhshme do të qeverisë përsëri në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat