Ish-ambasadori holandez u reagon tabloidëve serbë: Çfarë mendje të sëmura!

Aktuale

Ish-ambasadori holandez u reagon tabloidëve serbë: Çfarë mendje të sëmura!

Nga: A.ZH Më: 21 prill 2019 Në ora: 16:58
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch

Media serbe po vazhdojnë të kritikohen për reagimin e tyre, pas djegies së Katedrales Notre Dame në Paris të Francës.

Ato në ballina kishin vendosur tituj bombastik për zjarrin që dogji Katederalen, duke e quajtur zjarrin “hyjnor” dhe “ndëshkim” ndaj Francës.

I ashpër ndaj mediave serbe është treguar edhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se tabloidët serbë dolën përsëri nga mendjet e tyre, përcjell Bota sot.

Bosch i ka quajtur njerëz me “mendje të sëmura”, ata që reaguan në këtë mënyrë.

“Disa tabloidë serbë dolën përsëri nga mendjet e tyre! Djegia e Notre Dame është një ndëshkim i Perëndisë për shkak të përkujtimit të fundit të Luftës së Parë Botërore, kështu që edhe flamuri i shtetit jo-ekzistues të Kosovës u vendos! Çfarë mendje të sëmura kanë disa njerëz!”, ka shkruar ish-ambasadori holandez.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës është solidarizuar me Francës, duke ndarë 20 mijë euro për rindërtimin e Katedrales Notre Dame./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat