Mustafa uron Pashkët: Festa të tilla le të shtojnë besimin në vlerat tona - Bota Sot
Mustafa uron Pashkët: Festa të tilla le të shtojnë besimin në vlerat tona

Aktuale

Mustafa uron Pashkët: Festa të tilla le të shtojnë besimin në vlerat tona

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:55
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ua ka uruar të gjithë besimtarëve të besimit të krishterë festën e Pashkëve.

Mustafa përmes një telegram urimi ka thënë që kjo festë të shtojë besimin dhe në të njëjtën kohë të sjell paqen.

“Të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë, për shumë mote ua uroj festën e Pashkëve. Le të sjellë kjo festë paqe, solidaritet dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja”.

“Festa të tilla le të shtojnë besimin në vlerat tona në jetën tonë të përbashkët”, thuhet në urim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...