3 kërkesat e Thaçit për Merkelin dhe Macronin në Berlin

Aktuale

3 kërkesat e Thaçit për Merkelin dhe Macronin në Berlin

Më: 21 prill 2019 Në ora: 20:00
Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të ketë 3 kërkesa, njëri nga to është liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e 29 prillit në Berlin.

Thaçi ka zbuluar 3 kërkesat kryesore që do t’i ketë në Berlin për kancelaren Merkel dhe presidentin Macron:

Të liberalizojnë vizat për Kosovën, ta respektojnë marrëveshja që e ka pasur Kosova me BE;

Pesë vendet anëtarë të BE’së që nuk e kanë njohur Kosovën, të binden nga Merkel dhe Macron ta njohin sa më shpejt pavarësinë e Kosovës;

Ta bindin Serbinë ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe t’i bëjnë presion Serbisë ta pranojë gjenocidin që ka bërë  në Kosovë.

Thaçi ka thënë se nga Merkel dhe Macron do të kërkojë respektimin e marrëveshjes për qytetarët e Kosovës, pra një kërkesë unike që do të jetë në Berlin nga ky i fundit është liberalizimi i vizave për kosovarët.

“Në Berlin nuk do të ketë dialog dhe ballafaqim Kosovë-Serbi, ajo që pres dhe një lloj konfirmimi nga Macron dhe Merkel ta mbështesin Kosovën për liberalizimin e vizave, pasi kjo është një kontratë, nësë kjo nuk ndodhë për Kosovën ky takim është i kotë dhe shumë i zbehtë”, tha Thaçi. 

Thaçi ka thënë është një rritje e madhe e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, por ai tha se ky takim mund të jetë zhgënjyes.

Takimi i Berlinit pritet të mbahet me 29 prill, ku dy liderët e vendit Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj pritet të jenë të pranishëm në këtë samit, po ashtu aty do të jenë edhe homologët e tyre, Aleksandar Vucic dhe Ana Brnabic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat