Gjergji: Të bëhemi promovues të paqes për një të ardhme më të mirë - Bota Sot
Gjergji: Të bëhemi promovues të paqes për një të ardhme më të mirë

Aktuale

Gjergji: Të bëhemi promovues të paqes për një të ardhme më të mirë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 20:34
Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji

Në pritjen e organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës për Festën e Pashkëve katolike në katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë, morën pjesë zyrtarë të institucioneve shtetërore të Kosovës, kreu i Bashkësisë Islame në Kosovë, myftiu Naim Tërnava, përfaqësues të misionit paqeruajtëse të KFOR-it dhe të tjerë.

Në fjalën e tij, imzot Dodë Gjergji kërkoi më tepër mirëkuptim dhe më shumë vepra të mira për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

Gjergji: Të bëhemi promovues të paqes për një të ardhme më të mirë

“Porositë që i kemi bërë vend për paqe, ata që kanë dashur e kanë dëgjuar, por ju dëshiroj mirëseardhje për të ndarë me ne këtë moment feste dhe gëzimi të ringjalljes së zotit tonë Jezu Krishtit, i cili na mbush të gjithëve me paqe dhe shpresë dhe dashuri, dhe dëshiroj të ftoj të gjithë të pranishmit që të bëhemi njerëz, të cilët do ta ndërtojmë shpresën  në popullin tonë. Ky është mesazhi kryesor që kam dashur ta jap gjatë këtyre ditëve, sepse disi ata që po i vrasim shpresën njëri-tjetrit ditë për ditë duke e promovuar e duke treguar me gisht vetëm të keqen, por na duhen gjëra të mira. Ka shumë njerëz të mirë, ka shumë burra dhe gra që vuajnë, sakrifikojnë, punojnë për të rindërtuar të ardhmen e fëmijëve të vet dhe vendit tonë, andaj le të bëhemi të gjithë promovuesit e paqes dhe të shpresës për një të ardhme më të mirë”, porositi ai.

Ndryshe, Festa e Pashkëve cilësohet ndryshe nga besimtarët e saj si ”Festa e festave dhe mbreti i të gjitha ditëve”. Kjo festë ka simbolizohet nga Veza e kuqe e Pashkës dhe Buka e Pashkës.

Veza e kuqe e Pashkës është simboli kryesor i kësaj feste që simbolizon jetën. Veza e Pashkëve është po aq e vjetër sa edhe Krishterimi, ndaj Kisha e ka pranuar si simbol i Ringjalljes së Krishtit.

Veç  vezës, është edhe Buka e Pashkës e cila gatuhet dhe hahet në këtë festë. Në Bukën e Pashkës bie në sy veza e kuqe e vendosur në mes, e cila simbolizon ëmbëlsinë dhe lumturinë, gjendur edhe në fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...