Mërgimtarit i plaçkitet vetura, i vidhen 5 mijë euro

Aktuale

Mërgimtarit i plaçkitet vetura, i vidhen 5 mijë euro

Më: 21 prill 2019 Në ora: 22:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një mërgimtar, që jeton në Perëndim, është ballafaquar me një situatë fort të pakëndshme, këto ditë.

Pasi ka dalë nga një restorant, Adriatik Berisha është tmerruar kur ka parë veturën e tij. Ishte plaçkitur nga dikush.

Hajnat i kanë thyer njërin xham të automjetit, dhe i kanë vjedhur gjëra të vlefshme, që i ka pasur brenda.

Ngjarja ka ndodhur tek Ujëvara e Mirushës, në Klinë, ka treguar Berisha.

Berisha ka thënë se i janë vjedhur pesë mijë euro, që i ka pasur në një çantë brenda veturës. Në çantë ka pasur edhe dokumente, ka treguar ai.

Media ka siguruar pamjet lëvizëse nga kamerat e sigurisë, që tregojnë se si është plaçkitur vetura e Berishës.

Vetë ai ka shpërndarë edhe disa fotografi, por edhe pamje lëvizëse, ku shihet vetura e tij, pas sulmit nga hajnat.

Ai ka kërkuar ndihmë që të gjinden keqbërësit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat