Këto janë ngjaryet kryesore për ditën e sotme në vend.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Komuna e Prishtinës organizon aktivitetet:
-Pastrimi i Fushës së Pajtimit dhe mbjellja e drunjve së bashku me “Miqtë e Tokës” në koordinim me Let’s Do It Kosova. (Ora 10.00-16.00)
Mbjellja e drunjve në lokacione të ndryshme të qytetit: 10:00 “Fusha e Pajtimit” 11:00 Rr. Fadil Vata, mbi Fakultetin Teknik 12:00 Këndi Finlandez (Ish Selia e Presidentit Rugova, mbrapa stadiumit, afër çerdhes) 12:40 Oborri i SHFMU “Dardania” 13:20 Ulpiane, rr. 17 Shkurti, afër kopshtit Fatosat) 14:30 Ulpiane, parkingu mbrapa banesave të Lesnas)
Shpallja e fituesve për garën në veprën më të mirë të artit me materiale ricikluese në koordinim me organizatën Green Art Center. (Shkolla e Gjelbër, ora 14.00-16.00)
Organizata studentore Reforma organizon aksion simbolik në oborrin e Rektoratit të UP-së. (Ora 11.00)
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës do të bëhet mbjellja e fidanëve në varrezat e martirëve në Çabrat. (Ora 11.00)
Banorët e lagjeve rreth Parkut Memorial në mes të Velanisë, Lagjes së Muhaxherëve, Bregut të Diellit, si dhe banorë të gjithë Prishtinës, me rastin e Ditës së Tokës, do të organizojnë një tubim paqësor në mbrojtje të Parkut. (Ora 14.15).