Daçiq me akuza të reja për Kosovën, ka një kusht për zgjidhjen e problemit

Aktuale

Daçiq me akuza të reja për Kosovën, ka një kusht për zgjidhjen e problemit

Nga: F.B. Më: 22 prill 2019 Në ora: 08:41
Ivica Daçiq

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka reaguar në letrën që Kadri Veseli i ka dërguar Kongresit amerikan, duke porositur kryetarin e Kuvendit të Kosovës leni shkrimet se moti jeni të ‘lexuar’”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka reaguar në letrën e Prishtinës drejtuar ShBA-ve për të dënuar krimet që ka bërë Serbia, duke nënvizuar se me dërgimin dhe shkrimin e letrave të Veselit dhe partnerëve tjerë në Prishtinë edhe njëherë tregojnë analfabetizmin elemnetar dhe politik.

"Kërkojnë që të dënohet kinse krimet e Serbisë në të kaluarën, ndërkohë që ende vazhdon terrori ndaj serbëve në Kosovë?! Bashkatdhetarët tanë edhe më tutje po arrestohen dhe po iu merret pasuria, largohen nga vendet e punës në institucione për shkak të shprehjes, ndërsa taksat 100 për qind në mallrat serbe shkatërrojnë popullin tonë", ka thënë Daçiq duke komentuar letrën e Kadri Veselit dërguar kongresit amerikan dhe paralajmërimit se të njëjtën do iu dërgoj edhe vendeve mike në parlamentin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat