Gjermania lëshoi 38 mijë viza vetëm gjatë vitit 2018, demanton kryeministrin Haradinaj

Aktuale

Gjermania lëshoi 38 mijë viza vetëm gjatë vitit 2018, demanton kryeministrin Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 22 prill 2019 Në ora: 08:37
Ilustrim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se janë dhënë 38 mijë viza vetëm gjatë vitit 2018.

Ambasada gjermane ka treguar se nga gjithsej 38 mijë viza të lëshuara, 13 mijë nga to kanë qenë për qëndrim afatgjatë.

“Gjatë vitit 2018 Ambasada Gjermane në Prishtinë ka lëshuar rreth 38,000 viza. Prej tyre rreth 25,000 viza për qëndrim afatshkurtër (të ashtuquajturat viza Shengen për turizëm, udhëtime afariste etj.), ndërsa rreth 13,000 viza për qëndrim afatgjatë (bashkim familjar, punë, studime etj.)” thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Këto shifrat të njëjta pritet të jenë edhe për vitin 2019, duke pas parasysh fluksin e madh të qytetarëve në 3 mujorin e parë të 2019-tës.

“Sipas zhvillimeve aktuale duket se shifrat për vitin 2019 do të jenë të përafërta me nivelin e periudhave referuese të viteve paraprake”

Ambasada Gjermane në Prishtinë gjatë viteve të fundit ka ngritur ndjeshëm kapacitetet për shqyrtimin e kërkesave për viza. Këtë e konfirmon edhe vetë ambasada përmes një përgjigje për mediat.

“Megjithatë, numri i kërkesave edhe më tutje tejkalon kapacitetet e ambasadës. Për këtë arsye pritjet janë të pashmangshme”, thuhet mes tjerash.

Ambasada Gjermane e demanton kryeministrin Ramush Haradinaj i cili ditë më parë kishte deklaruar se pritjet e gjata para ambasadës janë që 10 vite dhe numri i aplikuesve është i njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat