Edhe Nasim Haradinaj e punëson bashkëshorten, ia bën vendin në MPB

Aktuale

Edhe Nasim Haradinaj e punëson bashkëshorten, ia bën vendin në MPB

Nga: H.O. Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:09
Nasim Haradinaj me bashkeshorten

Kohët e fundit një ndër temat me të diskutuara në vend ka qenë ajo e nepotizmit. Krerët më të lartë të shtetit kishin punësuar familjarët e tyre në pozitat më të mira në institucionet publike. Ani pse kjo u zbulua falë mediave, nuk është ndërmarrë asgjë ndaj tyre.

Edhe Nasim Haradinaj, nënkryetar i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka punësuar bashkëshorten e tij në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në konkursin që është hapur me 18 dhjetor dhe është përmbyllur me 3 janar të vitit 2019, burime të “Bota sot”, brenda MBP-së kanë bërë të ditur se bashkëshortja e Nasim Haradinaj, Gjejlone Haradinaj është punësuar si asistente administrative në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Deçan.

Gazeta ka kontaktuar MPB-në mirëpo ata nuk e kanë komentuar fare këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat