Mediat serbe: Në takimin e Berlinit do të dihet data e vazhdimit të dialogut

Aktuale

Mediat serbe: Në takimin e Berlinit do të dihet data e vazhdimit të dialogut

Më: 22 prill 2019 Në ora: 10:02
Hashim Thaçi, Federica Mogherini, Aleksandar Vuçiq

Në takimin e 29 prillit në Berlin, përfaqësuesit kosovarë dhe ata serb do të takohen ndërmjet vete.

Por, sipas mediave serbe, ky takim do të krijojë një kuadër për rifillimin e negociatave si dhe do të dihet data se kur do të mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Në këtë takim të pranishëm do të jenë: presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq si dhe përfaqësues të shumtë të huaj.

Sipas raportimeve të para u tha se në këtë takim për Ballkanin Perëndimor nën organizmin e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, një nga temat kryesore do të jetë dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat