Në çfarë gjendje u gjetën të vrarët në Dardani? Prokurori jep detaje të padëgjuara

Aktuale

Në çfarë gjendje u gjetën të vrarët në Dardani? Prokurori jep detaje të padëgjuara

Më: 22 prill 2019 Në ora: 14:42
Hasan Krasniqi (61 vjeç) ka vrarë sot gruan e tij, nusen e djalit të tij dhe pastaj veten

(E plotësuar) - Prokurori i rastit, Armend Hamiti, ka dhënë detaje të papublikuara deri më tani rreth tragjedisë që ndodhi sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Prokurori tregon se kur ka arritur policia në banesën ku u kryen tri vrasje, trupat e pajetë janë gjetur të shpërndarë.

“Dy gratë e vrara janë gjetur në kuzhinë, ndërsa burri është gjetur i vrarë në dhomën e fjetjes. Mendoj se vajza e vogël nuk e ka parë krimin pasi lodrat e saj kanë qenë në dhomë, mirëpo mendohet se kur e ka dëgjuar zhurmën ka dalë në sallon”, ka treguar ai.

Prokurori tregon se janë në fazën fillestare të hetimeve, mirëpo nga informatat që kanë marrë nga djali i Hasan Kransiqit, që dyshohet se vrau dy familjaret e tij dhe vetën.

“Kish pasur probleme psikike. Por sic kemi marrë informata nga djali i tij, kohëve të fundit ai ka qenë i qetë dhe nuk ka shfaqur shenja dhune”, tha ai.

Ai tregon se cka i ka thënë i ndjeri djalit të tij kur e ka marrë në telefon, pasi janë vrarë dy gratë.

“në telefonatën që e ka marrë ka thënë se këto dyja i kurtalisa, e tash po e kurtalisi edhe vetën”, ka thënë Hamiti.

Kryeprokurori tregon fjalët që i tha i biri i dorasit 

Djali i dorasit Hasan Krasniqi, Kreshniku i ka thënë kryeprokurorit Imer Beka se i ati kontrollohej shpesh në psikiatri.

Kryeprokuroi Imer Beka para pak çastesh dha detaje rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë. Ai ka bërë të ditur se nuk i kanë të qarta motivet e vrasjes, por që konfiromi se dorasi kishte probleme mendore.

“Motivet ende nuk keni mundur me i marrë siç duhet, vetëm dimë se personi që e ka bërë këtë vepër ka qenë me probleme psikike ose mendore, sipas djalit të tij shpesh herë është kontrolluar në psikiatri”, ka thënë Beka.

Vrasja e trifishtë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen Dardani, kryefalimajri kishte vrarë bashkëshorten, nuse e djalit dhe më pas veten.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të hetuar rastin me tutje.

Kryeprokurori flet nga vendi ku ndodhi vrasja e trefishtë

Kryeprokurori i Prokurorish Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka folur në lidhje me vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në Prishtinë, i cili ka sqaruar se personi që ka vrare gruan e tij dhe renë e tij (gruan e djalit) dhe që pastaj ka qëlluar edhe vetën, ka qenë me probleme psikike.

Beka: Personi që e ka kryer këtë vepër, ka qenë me probleme psikike

“I zoti i shtëpisë, ose personi që i ka vra, së pari e ka vra gruan e vet, pastaj e ka vra gruan e djalit, ose renë e vet dhe në fund ka bërë vetëvrasje. Sot gjatë kësaj dite, policia dhe prokuroria, ka pas angazhim në lidhje me këtë rast shumë të rëndë. Motivet e vrasjes ende nuk i kemi marrë si duhet, por kemi marrë informacion se personi që e ka kryer këtë vepër, ka qenë me probleme psikike, pasi siaps djali të tij, ka qenë shpesh-herë  i kontrolluar edhe nga psikiatria”, tha Beka.

Ai po ashtu njoftoi se fëmija dyvjeçar, i cili ka qenë i pranishëm në rastin e kryerjes së krimit, është marrë nga baba i tij dhe është quar në vend të sigurt, të familjarët tjerë të tij.

I pyetur nëse personi që ka kryer vrasjet, të ketë pasur ndonjë vepër penale të më hershme penale, Beka tha se tani është herët për të folur për këtë, pasi sot i kanë kryer vetëm veprimet teknike hetimore, kurse prokurori i rastit do të fillojë procedurën e zhvillimit të hetimit, për të siguruar provat dhe të vijë deri të motivi i  kryerjes së veprës.  

Sot në mesditë në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një vrasje e trefishtë, ku një qytetar ka qëlluar gruan e tij, gruan e djalit të tij dhe pastaj ka vrarë edhe vetën. Në momentin e  kryerjes së krimit i pranishëm në banesë ishte edhe një fëmijë 2 vjeçar.

Ky është personi që vrau gruan, nusen e djalit dhe më pas vetën në “Dardani” të Prishtinës

Hasan Krasniqi (61 vjeç) ka vrarë sot gruan e tij, nusen e djalit të tij dhe pastaj veten. Ngjarja ka ndodhur pasdite në lagjen Dardania në Prishtinë.

Media i ka mësuar emrat e të vrarëve: Hasan Krasniqi (1958), Hysenije Krasniqi (1959) dhe Remzije Krasniqi (1991).

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë në një konferencë për gazetarë se për rastin janë informuar në orën 13 e 30 minuta dhe se menjëherë ekipet përkatëse të policisë i janë përgjigjur rastit.

“Policia iu ka përgjigjur rastit dhe ka ftuar mjekët, njësinë ligjore, forenzikën dhe njësitë tjera që kërkohet të dalin në vendin e krimit. Fillimisht nga informacionet bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërsa më pas është kuptuar se një person i gjinisë mashkullore ka vrarë gruan, rejën dhe më pas veten”, ka thënë Kelani.

Image

Policia jep detaje rreth vrasjes së trefishtë në Dardani

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, para pak çastesh ka dhënë detaje shtesë të kësaj vrasjeje.

Në mesditën e sotme ka ndodhur një vrasje e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në ora 13:20, në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një vrasje e trefishtë.

Image

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, para pak çastesh ka dhënë detaje shtesë të kësaj vrasje.

Kelani ka thënë se dyshohet se fillimisht personi mashkull kishte vrarë gruan e tij, më pas rejën dhe në fund e kishte vrarë veten. Ai ka dhënë edhe detaje rreth moshës së viktimave.

“Nga informacionet që posedojmë, bëhet fjalë për një vdekje të dyshimtë, vrasje të rëndë dhe vetëvrasje. Viktimat janë një person i gjinisë mashkull i vitit 1958, një grua e vitit 1959 dhe një vajzë e lindur më 1991”, ka deklaruar Kelani. 

***

 2-vjeçarja është nxjerrë nga aty nga familjarët pasi që hetuesia kreu hetimet e para.

Është nxjerrë nga banesa ku ndodhi vrasja e trefishtë në Prishtinë, vajza dy vjeçare që është personi i vetëm që mbeti i gjallë nga ngjarja tragjike ku mbetën të vdekur tre persona.

Dy orë pasi që ndodhi krimi, 2-vjeçarja është nxjerrë nga aty nga familjarët pasi që hetuesia kreu hetimet e para.

Image

Dorasi H.K vrau gruan e tij, gruan e djalit e më vonë vrau edhe veten.

***

Personi me inicialet H.K, që la të vrarë sot gruan e tij, gruan e djalit e më pas vrau veten kishte qenë i njohur për drejtësinë, pasi që edhe një vit më parë kishte tentuar të vrasë gruan.

Të njëjtit policia disa herë ia kishte konfiskuar armët disa herë, por H.K kishte blerë armën përsëri.

Në vendin ku ndodhi ngjarja kishte qenë prezentë edhe një vajzë dy vjeçare.

Media raporton nga vendi i ngjarjes, ndërkaq, sipas informacioneve të para, thuhet se personi që kreu vrasjet kishte qenë me sëmundje mendore.

Rastin e ka konfimuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Flora Ahmeti.

***

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur minuta me parë në lagjen Dardani në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia fillimisht ka marrë informacionin se në rrugën “Bill Kllinton”, për një vdekje të dyshimtë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor  ne vendngjarje”, ka treguar Ahmeti.

E për këtë rast kanë folur edhe fqinjët e personave që kanë humbur jetën.

Ata kanë thënë se i dyshuari që vrau, gruan, renë e tij, e më pas edhe vetën, ka pasur edhe probleme mendore.

Ata  kanë thënë se i njëjti ishte lajmëruar edhe në Polici nga familjarët e tij.

***

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se në lagjen Dardania janë vrarë tre persona.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se sot në ora 13:20, në lagjen Dardania janë vrarë tre persona.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë, se Policia fillimisht ka marrë informacionin se në rrugën “Bill Kllinton”, për një vdekje të dyshimtë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona.   Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor  ne vendngjarje”, ka treguar Ahmet.

Ajo ka thënë se, aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. 

***

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat