Letër publike për Aleksandër Lumezin: Me PAN-in apo me popullin

Aktuale

Letër publike për Aleksandër Lumezin: Me PAN-in apo me popullin

Nga: N.H Më: 22 prill 2019 Në ora: 16:18
Aleksander Lumezi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar një letër publike për kryeprokurorin e vendit, Aleksander Lumezi.

Ai thotë se është koha që Lumezi të vendos, “me PAN-in apo me Popullin”.

Abazi shton se sot drejtësinë e kemi të kapur nga njerëzit më të ligë dhe atë nëpërmjet ligjeve më të mira të botës.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Leter e hapur Aleksander Lumezit- Koha me vendose: me PANin apo me Popullin.

Asnjehere nuk ka qene me e qarte se cfare po ndodhe dhe kush eshte fjatori. I gjithe populli i Kosoves dhe diaspora kane kuptuar se Liria dhe Pavaresia e vendit eshte grabitur nga nje grusht njerezish qe nuk kane lene gje te zeze pa be mbi toke per te ardhur ne pushtet dhe mandje per te leshuar rrenjet kane bere cdo gje te keqe dhe kunder interesit te vendit. Eshte e veshtire te mendohet qe jane dashur 20 vite per te pare e prekur krimin dhe korrupcionin e bere ndaj vendit qe te bindemi se vertete keq e kane. Por siq edhe e kam thene me dhjetra here perballe nje sistemi qe e konsideron vendin prone e nuk ka as ndere e as marre te gjithe qytetaret kane qene mall per pazare dhe fati i tyre eshte vendosur ne kandarin e fatit. Nese te gjithe e kane kuptuar kete gje, pse prokuroria dhe gjyqesia nuk e kane kuptuar kete gje?

Solidariteti dhe bashkelidhja mes Shqiptareve nuk kane lene qe te vdesin per buke asnjehere, as edhe ne kohen e luftes e as edhe menjehere pasluftes. Keshtu qe vaferia per buke nuk eshte matesi i durimit per Shqiptaret. Por sa kane durim Shqiptaret per tradhetine me padrejtesi ndaj tyre? Nese te gjitha ato me te cilat po perballen sot do t'i vinin nga nje pushtues sigurisht qe nuk do te ishte dashur kaq shume kohe per ta ndale kete te keqe. Pyetja eshte se sa me keq duhet te jete per te pare qe kembanat po bien per ata qe marrin vesh qe drejtesia po mungon ne kete toke e padrejtesia ka leshuar rrenjet deri ne palcen e fukarenjeve.

Edhe ne te kaluaren kur drejtesia eshte ndare me pleq nuk ka pase kaq shume mungese te drejtesise. Ajo drejtesi e decentralizuar ne nivel te qytetareve, nuk ka qene me mira por dimensionet e demit ne rast te padrejtesise kane qene te kufizuar ne nivel lokal dhe ka pas marre e ndere si mekanizem korrektues per ndaresit e drejtesise. As kanuni i Leke Dukagjinit nuk ka qene kodi me mire i rregullave po nese shikohet nga koha kur ishte bere dhe konteksti zhvillimor shoqerore edhe ne vendet per rreth, ka sherbyer se paku si nje udherrefyes per te ndare drejtesi dhe per t'i mbajtur ndaresit e drejtesise permbrenda nje zone te kredos dhe repsektit.

Sot drejtesine e kemi te kapur nga njerezit me te lige dhe ate nepermjet ligjeve me te mira te botes.

Asnje vrasje e rende e potencialisht e lidhur me politiken dhe poltikane nuk eshte zbardhur. Te gjithe ata politikane, patriote, police, deshmitare, gazetare, njerez te devotshem te lirise dhe pavaresise qe jane vrare edhe sot mbeten misteri i shoqerise sone te udheqhur nga njerez te lige dhe disa frikacak.

Gjithe ato hajni te pafundme te pasurise publike prej te cilave jane pasuruar nejrezit ne poltike dhe ne periferine tyre dhe asnje gje nuk ka ndodhur deri sot.

Telefonatat per keqperdorim te pozites, fyerje e percaktim te fuqise duke perdorur instrumeta jashtlegal dhe jashtinsitcuonal ne rastin PRONTO dhe asnje gje nuk ka ndodhur. Perkundrazi kryeakteret e ati klani vazhdojne t ejene percaktues te rrokadave insitucionale dhe zhberesit e shtetit e Kosoves.

Keqeprdorim te statusit te veteranit per ta baltosur emrine veteranve, dhe nejrezit e perfshire jane pikerisht ata qe jane bere milionere te privatizimeve dhe vjedhjes se pasurise shtetrore, oligarket politike te vendit. Asgje nuk ka ndodhur, ne fakt eshte baltosur prokurori qe ka pase guximin qe ta ngrise ceshtjen per hajnin masive industriale te buxhetit te vendit.

Vrasja e Elvis Pistes, njeriut te afert me PDK, njeriu qe konsderohet qe ka qene shume i afert me Veselin dhe ka punuar per Veselin. Edhe sot ne Kosoven me 10 mije kilometra katrore dhe me pak se 1.8 Milion banore nuk dihet se kush eka vrare Elvis Pisten, nejriun e kartelave te telefonit te PTK.

Ne mes te Kosoves kidnapohen njerezit dhe dergohen pa asnje vendim te gjykatave jashte territorit te Kosoves. Askush nuk jep pergjgjgesi, askush nuk thirret ne pergjegjesi.

Kontrata e qumishtit per femij ne kryeqytetin e Prishtines kushton dyfish me shume se kontrata e nejte ne vitin paraprak. Lenda flen diku ne sirtaret e gjyaktave.

Skandali multimilonesh me British Council ku jane te perfshire njerez me emra e mbiemer si Petrit Selimi nga poztia ne minstrine puneve te jashtme dhe krejt kjo e bere ditur nga komsioni hetimor i ambasades Britanike dhe asgje nuk ndodhe. Rasti rri i fjetur ne sirtaret e prokurores pergjgjese.

Dhoma e deshmive e vjedhur dhe asnjhere asgje nuk ndodhe. Femjet e funksionareve, kaubonjet moderne te vendit me arme dhe narkotike dhe rastet mbyllen sikur te mos kete ndidhur asnje gje.

Privatizimi i dsitribucionit te energjise elektrike per 26 Mlion Euro, aseti me vlere me mbi 350 Milion euro dhe nuk ndodhe asnje gje.

Ju mund te mos jeni fajtori kryesore por jeni nyja e nje sistemi te kalbur nga krimi dhe korrupcioni permbrenda shtetit dhe largimi i kryeprokurorit qe nuk vepron eshte bere jo vetem nevoje por edhe domosdoshmeri qe ky sistem i korruptuar e kriminal te largohet njehere e pergjithemone. Momenti eshte me vendose nese je me PAN apo me Popullin. Momenti eshte me vendose e gjithe gjyqesia nese po duan te denojne ne emrin e PAN apo ne emer te popullit. Fundi i atyre qe kane gjykuar ne emer e ne te mire te partive nuk ka qene kurre i mire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat