Edhe Veseli pjesë e fushatës për mbjellje të fidanëve

Aktuale

Edhe Veseli pjesë e fushatës për mbjellje të fidanëve

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:03
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli sot për ditën e Tokës ka mbjellur një fidan.

Me këtë rast ai ka sfiduar ministrin Uran Ismaili, ish deputetin Fadil Demaku dhe futbollistët e përfaqësueses së Kosovës.

Ai postimit të tij në Facebook ia ka bashkangjitur edhe një video.

Postimi i Veselit:

Në ditën e tokës kam vendosur të bëhem pjesë e fushatës për mbjelljen e një fidani, për të sensibilizuar kështu të gjithë qytetarët që të mbjellin sa më shumë fidane për një ambient më të bukur në vendin tonë. Me këtë rast kam sfiduar që të bashkohen në këtë fushatë të gjithë futbollistët e kombëtares së Kosovës, Fadil Demakun dhe ministrin Uran Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat