E zbulon Zemaj: Kjo është e vërteta për FARK-un dhe luftën e Koshares

Aktuale

E zbulon Zemaj: Kjo është e vërteta për FARK-un dhe luftën e Koshares

Nga: N.H Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:12
Kolonel Tahir Zemaj

Djali i axhës së kolonelit Tahir Zemaj, Astrit Zemaj ka bërë një sqarim lidhur më të vërtetën e luftës së fundit në Kosovë, përcjell "Bota sot".

Ai përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këtë po e bënë për sçarim të atyre që mundohen me ose pa vetëdije të shtrembërojnë të vërtetën, si dhe për hir të gjeneratave në vijim që sipas tij duhet ta mësojnë të vërtetën siç ishte atëherë.

Zemaj, ndër argumentet të cilat i ka paraqitur në rrjetin social, ka thënë se, “edhe po të rregullohet e gjithë bota, ka vetëm një të vërtetë se Kolonel Tahir Zemaj ishte, Komandanti i parë i njësive operative të forcave institucionale të Republikës së Kosovës( Brigada 134, dhe bërthamat e Brig.131 dhe 133 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) i cili hyri në Kosovë me emër dhe mbiemër (dhe jo me nofka si të tjerët) se bashku me 22 eprorët”.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Miq te nderuar,

Rreth ketyre debateve të pas 20 viteve, dhe sa për sçarim të atyre që mundohën me ose pa vetëdije të shtrembërojnë të vertetën, si dhe për hirë të gjeneratave në vijim që duhët ta mësojnë te vertetën siç ishte atëherë, e jo siç ju pershtatet disave sipas bindjeve te tashme politike.

Foto nr.1: Flamuri i Luftës, Brigada e parë operative 134. Poshtë nën shqiponjë: simboli "duart lidhur Besa Besë" dhe shkronjat F-A për Forcat e Armatosura. ( Flamuri i Brigadës 134 ruhët në arkivin e kolonelit, në familjen Zemaj).

Foto nr.2: Komunikata Nr. 7, e datës 15.06.1998. Katër komponentet që përbënin Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës( Shih: Revista Ushtatrake botim i MMRK, faqe 31, botim Qershor 1998).

Foto nr.3: Disa foto nga dhjetra qindra dokumentime të tilla rreth të vertetës gjatë luftës.
Kolonel Ahmet Krasniqi; Kol. Tahir Zemaj; Kom.Nazif Ramabaja; Kom. Sali Çekaj; Kom. Agim Ramadani, Kom. Fadil Hadëgjonaj, Kom.Rrustem Berisha dhe të gjithë të tjerët që vepronin në kuadër të formacioneve institucionale të Forcave të Armatosura nuk mbanin emblema tjera identifikuese përpos atyre të UÇK-së.

Disa po harrojnë se koloneli u vra në pabesi dhe në terr të natës, 4 vite pas lufte nga ata që në luftë dhe pas saj kurrë nuk guxuan që të i dalin përpara dhe as të përballën me të sa ishte gjallë. Ai, jo vetëm që foli haptas dhe i sçaroi këto gjëra dhjetra herë sa ishte gjallë, por botoi edhe dy 2 libra për të gjithë ata që duan e patën guxim të lexojnë dhe ta mësojnë të vertetën.
Kështu që, Koloneli jeton edhe sot ne zemrat dhe emrat e çdo bashkëluftëtari. Jeton në veprat e tij dhe gjithë atyre që ishin rreshtuar më të dhe pas tij. Jetojnë edhe pse të vrarë pas lufte, edhe Isuf Haklaj, Sebahate Tolaj, Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Sinan Musaj......dhe dhjetra te tjerë që u flijuan për të vertetën.

Prandaj, edhe po të rregullohët e gjithë bota, ka vetëm një të vertetë se: Kolonel Tahir Zemaj ishte, Komandanti i parë i njësive operative të forcave institucionale të Republikës së Kosovës( Brigada 134, dhe berthamat e Brig.131 dhe 133 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) i cili hyri në Kosovë me emër dhe mbiemër (dhe jo me nofka si të tjerët) se bashku me 22 eprorët: Sali Çekaj, Agim Ramadanin, Nazif Ramabajën, Rrustem Berishën, Fadil Hadëgjonaj, Rrustem Bruqin, Lumni Surdullin, Musa dhe Shaban Dragaj, Musa Gjakova, Esat Ademaj, Ismet Ibishin, Kemajl Shaqirin, Faruk Xhemajlin etj, si dhe disa qindra ushtarë pas betimit të dhënë një ditë më parë me datën 21 qershor 1998 në Papaj.
Betimi është dhënë para Komandantit të Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, i cili komandantit të këtyre 3 njesive, kolonel Tahir Zemaj i dorëzon Flamurin e Brigadës dhe Urdhërin e Luftës.

4. Këto njësi dhe tjerat në terren formojnë Zonën e Tretë Operative - Zona e Dukagjinit.

5. Kazerma e Prapaqanit ( Shkolla Isuf Gërvalla) ku u vendos komanda ushtarake e këtyre njësive, përbën komandën e parë të unifikuar dhe kazërmen e parë shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore në gjithë territorin e ish Jugosllavisë.

6. Beteja e Logjës u realizua dhe u fitua nën hijen e këtij flamuri. Ajo mbetet krenaria e kombit tonë dhe tmerri i forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe brenda territorit të Kosovës të cilat jo vetëm që u thyen por edhe u turpëruan në fushëbetejë.

7. Shumica e këtyre burrave në këto foto kanë rënë në altarin e lirisë ose janë vrarë në pritë pas lufte nga argatët e Serbisë. Ata ishin dhe janë heroj të Kosovës.

8. Beteja e Kosharës, nuk piku nga qielli. Ajo ishte vazhdim i perpjekjeve për liri, pikërisht u ngrit në themelet e këtyre njesive.

9. Beteja e Kosharës, Beteja e Logjës, Pashtrikut dhe shumë të tjera anë e kënd Kosovës janë të pandara sepse luftarët e kishin një qëllim dhe armik të përbashkët.

10......dhe kishte, ka, dhe do të ketë edhe mijëra fakte se ata ishin lajmi i Lirisë dhe mbetën gurthemel i palëkundur i Republikës së Kosovës.

" Ndoshta edhe mund të me vrasin, por të më thyejnë asnjëherë. Dhe ata nga ne të cilët do të jetojnë, e deri në ushtarin e fundit duhët ta mbajnë gjallë dhe ta çojnë në vend amanetin për shtetin e Kosovës", Kolonel Tahir Zemaj.

Deklaratë pas atentatit me predhë antitank "Zollë" ne restorant Peja City në Pejë, me 04 Gusht 2002, ku përpos kolonelit dhe miqëve që e shoqëronin, u plagosën rëndë dhe lehtë edhe 18 persona tjerë të rastit vetëm pse kishin qëlluar në të njejtin restorant.
Saktësisht pesë muaj me vonë, koloneli vritet me 4 janar 2003 së bashku me Enisin dhe Hasanin i cili ishte poashtu njëri prej të plagosurve rëndë në atentatin 4 gusht 2002 në Pejë.

Astrit Zemaj
Strellc i Epërm 22 Prill 2019

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat