Luftëtari i ISIS mund të dënohet me 15 vjet burg, familja thotë se e mashtroi dikush

Aktuale

Luftëtari i ISIS mund të dënohet me 15 vjet burg, familja thotë se e mashtroi dikush

Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:21
Luftëtari i ISIS mund të dënohet me 15 vjet burg, familja thotë se e mashtroi dikush

Axha i Agon Misinit nga fshati Skifteraj (Gjylekar) i Vitisë, i cili pas kthimit nga Siria  u arrestua nga Policia e Kosovës e tani po mbahet në paraburgim si i dyshuar për pjesëmarrje në konflikt të huaj. ka thënë për T7 se nipi i tij nuk ka qenë djalë problematik por është mashtruar nga dikush që ka shkuar në ISIS. Sipas familjarëve, Misini ka qenë moti i interesuar për t’u rikthyer në Kosovë.

Shteti i Kosovës me ndihmën e amerikanëve të premten mbrëma ka riatdhesuar 110 kosovarë që kishin mbetur në zonat e luftës në Siri. Në mesin e tyre janë edhe 4 që ishin pjesë e luftimeve përfshirë edhe Agon Misinin që tani po mbahet në paraburgim.

“Ka shku në Siri gati qe dy vjet. Ai moti ka shku po e patën ndalë kurdët, thojke po du mu kthy se i kam ra pishman. Atje i ka pase dy fëmijë tash i ka këtu në Kosovë, në qendër atje, ka thënë axha i Agon Misinit, Mubarek Misini.

Sipas tij, Agoni është mashtruar nga dikush kur ka shkuar në Siri pa treguar më shumë.

“E kanë mashtru se ka dalë me u shetitë nepër Kosovë, edhe u taku me njerëz ku e di unë”, ka shtuar ai.

Shton se nipi i tij madje ka qëndruar mirë financiarisht.

“E ka pasë punën e mirë s’po e dimë edhe na bash arsyen, arsye sociale s’ka pasë ka punu si moler. Nuk ka qenë predikues i fejës si krejt”, ka potencuar Misini.

Sipas familjarëve Agon Misini po ashtu ka dy fëmijë të cilët tani ndodhen në Vranidoll.

Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit ka hyrë në fuqi më 2 prill të vitit 2015 dhe ata që marrin pjesë mund të dënohen deri në 15 vjet.

“Kushdo që merr pjesë në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht , në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat