Vazhdon kërkimi për personin që dyshohet se ka mbetur brenda "Adriatikut"

Aktuale

Vazhdon kërkimi për personin që dyshohet se ka mbetur brenda "Adriatikut"

Më: 22 prill 2019 Në ora: 19:30
Foto ilustruese

Punimet e ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave nga vendi i shembjes së një pjese të ish-hotel “Adriatikut” në Mitrovicë janë ndalur, ndërkohë që vazhdon kërkimi për shpëtimin e një personi që dyshohet të ketë mbetur brenda rrënojave.

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se ekipet e shpëtimit tani janë duke vazhduar punën me dorë për largimin e rrënojave.

Po sipas këtyre burimeve, ndalimi i punës së ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave ka ardhur për shkak të rrezikut nga shembja e mëtejme e objektit.

Ndryshe, katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një dyshohet se ka mbetur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policor, ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat