“Ramush për Kullën dhe Çakorrin zoti të lashtë shëndosh, ato më nuk kthehen mësa kthehet në jetë baba Hilmi”

Aktuale

“Ramush për Kullën dhe Çakorrin zoti të lashtë shëndosh, ato më nuk kthehen mësa kthehet në jetë baba Hilmi”

Nga: Z.B Më: 22 prill 2019 Në ora: 20:28
Ramush Haradinaj

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi përmes një statusi në Facebook, ju ka drejtuar kryeministrit të Kosovës, përvjell "Bota sot".

Përmes këtij statusi ai ka shkruar se, Ramush, nuk po rrejmë na, por po rrejnë të gjithë ata që po thonë se çështja e Kullës dhe e Çakorrit nuk kanë përfunduar.

Gjithashtu ai tutje ka shkruar se, për besë Ramush, je një politikan i dobët dhe nuk meriton as dy orë me qeverisë ne vendin e lëre me dy vite e tri.

Postimi i plotë:

Ramush Haradinaj, më lejo të të shpreh ngushëllimet e mia dhe të të gjithë atyre që mendojnë si unë (e beso se asi janë shumë), për Kullën dhe Çakorrin! Zoti të të lashtë shëndosh, se ato më nuk kthehen mësa kthehet në jetë baba Hilmi. Ramush, nuk po rrejmë na, por po rrejnë të gjithë ata që po thonë se çështja e Kullës dhe e Çakorrit nuk kanë përfunduar. Pajtohem se ato do të ekzistojnë edhe më tej, por si territor i Malit të zi dhe si ëndrra dhe rrefime sentimentale të rugovasëve. Pajtohem së çështja mund të përfundojë në gjyq dhe se në atë gjyq ne përveçse do ta legjitimojmë edhe më fuqishëm Kullën dhe Çakorrin si pjesë të Malit të Zi, do të humbim edhe shumë para! Për besë Ramush, je një politikan i dobët dhe nuk meriton as dy orë me qeverisë ne vendin e lëre me dy vite e tri! E pastë në qafë këtë popull Ibrahim Rugova që të bëri kryeministër ty për të të përdorur Si vegël ty kundër hasmit të vet Hashim Thaçit. Dhe e pastë në qafë këtë popull Hashim Thaçi që të përdori ty si vegël për ta sfiduar mbetjen politike të Rugovës dhe armikun e vet politik, Albin Kurtin. Se ti Ramush nuk je politikan. Ti je hero dhe çoban!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat