Ramush Haradinaj flet rreth udhëtimit më të çuditshëm të tij

Aktuale

Ramush Haradinaj flet rreth udhëtimit më të çuditshëm të tij

Më: 22 prill 2019 Në ora: 21:49
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste të fundit në “Kurthin e Piter Pan” ka folur lidhur me udhëtimin e tij për në Hagë të cilin e ka bërë me aeroplan shtetëror.

Ai ishte i ftuar në emisionin në fjalë për të treguar lidhur me eksperiancat të cilat nuk do t’i harrojë kurrë.

Udhëtimi më interesant Haradinaj tha se është ai kur ka udhëtuar për në Hagë me aeroplanin shtetëror dhe njëherësh ishte më i çuditshëm për shkak të destinacionit tek i cili ishin nisur.

Ramush Haradinaj në Hagë kishte qëndruar për tre vite dhe më pas trupi gjykues i Gjykatës së Hagës e kishte shpallur të pafajshëm nga të gjitha akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat