Pacolli:Në këto momente të rënda, bashkëndjej dhimbjen dhe shpresën për gjetjen e të riut

Aktuale

Pacolli:Në këto momente të rënda, bashkëndjej dhimbjen dhe shpresën për gjetjen e të riut

Nga: Z.B Më: 22 prill 2019 Në ora: 23:48
Foto

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shembjes së një pjese të ish-hotel “Adriatikut”, në Mitrovicë, përcjell “Bota sot”

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se, uroj që sa më shpejtë djali të gjendet mirë

Ndryshe për nxjerrjen e tij nga gërmadhat janë duke punuar edhe në këto orë njësitet policore, zjarrfikësit dhe së fundmi u janë bashkuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Në këto momente të rênda, bashkëndjej dhimbjen dhe shpresën për gjetjen e të riut që është zënë nga shembja e një pjese të një hoteli në Mitrovicë. Uroj që sa më shpejtë djali të gjendet mirë. Falenderoj institucionet përkatëse për përpjekjet e pandërprera dhe inkurajoj që kërkimet të vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat