KQZ miraton emrat e kandidatëve të PDK-së e VV-së, telashe me ata të Listës Serbe

Aktuale

KQZ miraton emrat e kandidatëve të PDK-së e VV-së, telashe me ata të Listës Serbe

Më: 23 prill 2019 Në ora: 11:19
Komisioni Qendror Zgjedhor

Komisioni Qendror Zgjedhor është mbledhur sot që të bëjë certifikimin e kandidatëve për kryetarë të komunave në veri të vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit.

Debati po zhvillohet rreth kandidatëve të Listës Serbe që janë emra të njëjtë, me ata që u dorëhiqen 5 muaj më parë.

Adnan Rrustemi, anëtar KQZ, tha se nuk do të duhej të ishin kandidatë ata që janë dorëhequr. Sipas tij, ish-kryetarët, me arsyet që i japin dorëheqje  janë  kundër Kushtetutës dhe në dorëheqje i referohen Kosovës si ‘Kosovo Metohi’.

Ai tha që çështja e  rikandidimit të tyre do të duhej të merrej edhe në aspektin ligjor dhe gjykata të vendoste se a kanë të drejtë kandidimi.

Por sipas anëtarit tjetër të KQZ-së, Florian Dushit duhet të respektohen dispozitat ligjore që I rregullojnë aspektet që ndërlidhen me certifikimin e subjekteve dhe kandidatëve.

Sipas tij, KQZ do të duhej në respektim të plotë të ligjit për zgjedhje dhe të mos e problematizojë këtë çështje përtej autorizimeve të veta.

Në mbledhjen e sotme KQZ ka miratuar emrat e kandidatëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes.

Kujtojmë se tre  nga kandidatët e Listës Serbë për kryetarë të komunave veriore janë ish-kryetarë të po atyre komunave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat