Zbulohen detaje të reja: Ja kush ia çoj çantën plotë me para Elez Blakaj, pastaj...

Aktuale

Zbulohen detaje të reja: Ja kush ia çoj çantën plotë me para Elez Blakaj, pastaj...

Nga: N.Sh Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:00
Aleksandër Lumezi dhe Elez Blakaj

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari ka treguar detaje interesante për ish-prokurorin Elez Blakaj i cili filloi një luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovës, por që pastaj nga shantazhet dhe kërcënimet që kishte marrë ishte larguar nga Kosova.

Miftari thotë se, pasi filloj që të bëjë një hetim për listën e veteranëve, filluan shantazhet e “komandantëve”, pasi tentuan që ta joshin politik, i dërguan një çantë me para dhe nuk mundet që ta blejnë, e pas kësaj filluan etiketimet dhe kërcënimet në familje duke e rrezikuar me jetë.

Ja postimi i plotë:

Shteti leshi

Gjersa kryeprokurori Nik Lumezi i zgjedhur nga Adem Grabovci dhe klani PRONTO flenë në shtrat me krim të organizuar, dhe korrupsionin mbanë shtat (7) vende pune për të ja tërheq vërejtjen, i vjedhin telefonin në shtëpi në pik të ditës ...edhe pse shtëpia ruhet nga policia 24 orë.

Edhe pse nuk ja prishte rahatin krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe bashkëveprojnë bashk me ta, prapë shteti i kapur e ruan si sytë e ballit.

Rrugë me drejtim tjetër merr prokurori Elez Blakaj një i arsimuar në SHBA njeri me perspektiv ju shpall luftë me ligj krimit të organizuar të "komandantëve me 30.000 hajna veteran mashtrues" së pari tentojnë të e joshin politikisht, pastaj dërgojnë njerëz nga krimi i organizuar politik në zyre me çantën plot me para të korrupsionit, qindra mijëra euro dhe kur nuk munden ta blejnë pastaj e etiketojnë e kërcënojnë në familje dhe e rrezikojnë seriozisht me jetë, duke mos gjetur përkrahje nga shteti i jonë dhe nga disa ambasador ndërkombëtarë detyrohet ta braktis vendin ku pastaj prap kërcënohet me kanun nga mafia e komandantëve dhe kryqëzohet hapur nga kryetari i kuvendit, nga kryeministri, nga kryetari i shtetit dhe nga deputetet që janë zgjedh deputet me votat e veteranëve të rrejshëm.

Si mund ta quash ndryshe shtetin tonë pos shtet karikaturë, shtet që është shndërruar ne pronë të mafies politike e politikanëve të korruptuar dhe kriminelë vrasës të ardhmërisë të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat