Thaçi: Integrimi i komuniteti turk është shembulli më i mirë se Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve saj

Aktuale

Thaçi: Integrimi i komuniteti turk është shembulli më i mirë se Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve saj

Nga: A.SH Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:13
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Komunitetin Turk për ditën e tyre, ka shpreh mirënjohje time për kontributin e vazhdueshëm të tyre në të gjitha fazat e shtetndërtimit, forcimit të institucioneve, bashkëjetesës dhe besimit në shtetin e Kosovës, përcjellë “Bota Sot”.

Ai përmes facebook ka shkurar se, integrimi i tyre është shembulli më i mirë se Republika e Kosovës është atdhe i të gjithë qytetarëve saj.

Postimi i plotë:

Sot, në Ditën e Komunitetit Turk, shpreh mirënjohje time për kontributin e vazhdueshëm të tyre në të gjitha fazat e shtetndërtimit, forcimit të institucioneve, bashkëjetesës dhe besimit në shtetin e Kosovës. Integrimi i tyre është shembulli më i mirë se Republika e Kosovës është atdhe i të gjithë qytetarëve saj. Përmes komunitetit turk në Kosovë, ne do të vazhdojmë t’i kultivojmë edhe më tej marrëdhënie strategjike me Turqinë. Urime të gjithëve! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat