Qeveria ka miratuar nismën për njohjen reciproke të patentë shoferëve me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën

Aktuale

Qeveria ka miratuar nismën për njohjen reciproke të patentë shoferëve me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën

Nga: A.SH Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:13
Qeveria e Kosovës

Në mbledhjen e radhës, Qeveria e Kosovës ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve, përcjellë "Bota Sot".

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook, ka shkuar se, miratim ka marrë edhe nisma për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë.

Postimi i plotë:

Me tri vendime të veçanta, kabineti qeveritar ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve. Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i udhëzimit administrativ për masat e veçanta për lehtësimin e regjistrimit të pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve. Po sot, miratim ka marrë edhe nisma për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat