Kushtet e VV-së për Listën Serbe në KQZ

Aktuale

Kushtet e VV-së për Listën Serbe në KQZ

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:29
Adnan Rrustemi

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Adnan Rrustemi, ka kërkuar nga kandidatët e Listës Serbe për kryetar të komunave të veriut të Kosovës, që të distancohen nga qëndrimet e tyre në letrat e dorëheqjes, për tu bërë certifikimi i tyre nga KQZ.

Rrustemi, ka thënë se ata e kanë cenuar sovranitetin e Kosovës duke iu referuar vendit si “Kosovo i Metohija”.

“Kandidatët e Listës serbe duhet të distancohen publikisht nga qëndrimet në letrat e dorëheqjes, ku cënojnë sovranitetin e Kosovës dhe shkelin Kushtetutën, duke iu referuar Kosovës si “Kosovo i Metohija”. Po ashtu duhet të distancohen nga premtimet se do të tërhiqen menjëherë pas zgjedhjeve dhe se kështu do të veprojnë vazhdimisht”, ka shkruar Rrustemi, në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Më tej ai ka theksuar se vetëm nëse plotësojnë këto kërkesa mund të certifikohen nga ana e KQZ-së.

“Në të kundërtën, ju mbetet me ia kthy borxhin PAN-i ose me u anku në Gjykatë”, tha në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat