"Politika po margjinalizon problemet sociale"

Aktuale

"Politika po margjinalizon problemet sociale"

Nga: D. B Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:28
Ismet Haziri

Politikanët “lirinë” po e shfrytëzojnë si burim të pasurimit kurse pushtetin e kanë mbulesë të korrupsionit dhe mundësi sundimi mbi një popull të urtë, të varfër e të pa shpresë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se politika po margjinalizon problemet sociale, duke venë kështu në pah dhe problemet politike, që po ballafaqohet Kosova.

“Mund të themi se të njëjtat probleme shpeshherë inskenohen me qëllime të caktuara që të zhvendoset vëmendja e publikut nga problemet akute sociale, për veprime të këtilla, politikë bërja në Kosovë edhe ka përvojë dhe kanë strategji që është fenomen paradoksal. Për mendimin tim, ne jemi një shoqëri absurde ku me politikë vazhdojnë të mirën qytetarët, ndërsa me biznes, korrupsion dhe krim po mirën politikanët. Si do që të jetë, kjo situatë si po vazhdon me vite, dhe po i shtreson pakënaqësitë e qytetarëve dhe mundë të prodhojë pasoja të rrezikshme. Këtë parashikim e bazoje nga fakti i presioneve që po akumulohet nga problemet sociale (varfëria, papunësia dhe nga mungesa e perspektivës) që të gjitha këto rëndojnë mbi supet e individit dhe familjes. Nga kjo situatë për shumë qytetar e vetmja zgjidhje ka mbetur “ikja”, apo që të mos mbetet e papritur edhe ndonjë shpërthim popullor që situata të dal jashtë kontrolle”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat