Hoxha: Komunitetet janë ura të rëndësishme bashkëpunimi - Bota Sot
Hoxha: Komunitetet janë ura të rëndësishme bashkëpunimi

Aktuale

Hoxha: Komunitetet janë ura të rëndësishme bashkëpunimi

Më: 23 prill 2019 Në ora: 16:33
Foto nga takimi

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takimin me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Drejtorin për Çështjet e BE-së, Faruk Kaymakcı, ka diskutuar për të arriturat e procesit integrues si dhe përkushtimin e Kosovës për këtë proces.

Hoxha ka thënë se Ballkani perëndimor është brenda agjendës dhe perspektivës integruese, për zgjerimin e BE-së drejt rajonit të Ballkanit, duke vlerësuar përkushtimin e lartë të Kosovës për këtë agjendë, njofton kumtesa.

“Vlerësojmë lartë përkrahjen dhe bashkëpunimin me Turqinë për proceset që ka kaluar vendi ynë, në veçanti gjatë shtet-ndërtimit dhe kontributin për zhvillimin ekonomik. Perspektiva e rajonit është e qartë, të gjitha vendet veç e veç jemi të përkushtuara për zgjerimin e BE-së drejt gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, me vlerat integruese evropiane”, ka thënë ajo.

Në njoftim thuhet se, Hoxha vlerësoi lartë të arriturat si dhe vlerat e Kushtetutës së Kosovës, duke mbrojtur dhe promovuar të drejtat e komuniteteve pakicë, si shembull në nivel rajonal dhe më gjerë, si dhe fuqizimin e urave lidhëse ndërmjet dy popujve.

Nndërsa sipas komunikatës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe drejtori për Çështjet e BE-së, Faruk Kaymakcı, ka vlerësuar bashkëpunimin bilateral si dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, në veçanti integrimin e tyre në institucionet e të gjitha niveleve, si urë e rëndësishme e bashkëpunimit në mes të dy popujve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...