Pacolli: Turqia është njëra nga partneret kyçe të Kosovës

Aktuale

Pacolli: Turqia është njëra nga partneret kyçe të Kosovës

Nga: Z.B Më: 23 prill 2019 Në ora: 16:47
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është takuar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ambasadorin Faruk Kaymakcı, përcjell “Bota sot”.

Pacolli përmes një njoftimi në Facebook, ka shkruar se, mora premtim nga zëvendësministri Kaymakci se, Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat ne si shtet po kalojmë.

Tutje, Pacolli ka shkruar se, Turqia është njëra nga partneret kyçe të Kosovës, andaj edhe i kërkova zëvendësministrit Kaymakci që ndihma turke për Kosovën të vazhdojë edhe më tutje

Postimi i plotë:

Sot, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, prita në takim kurtuazie Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ambasadorin Faruk Kaymakcı, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat dy vendet tona i gëzojnë, si dhe për ndihmën e Turqisë në proceset e integrimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Mora premtim nga Zëvendësministri Kaymakcı se Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat ne si shtet po kalojmë.

Turqia është njëra nga partneret kyçe të Kosovës, andaj edhe i kërkova Zëvendësministrit Kaymakcı që ndihma turke për Kosovën të vazhdojë edhe më tutje. Poashtu, Zëvendësministrin Kaymakcı e njoftova se pala kosovare është në përmbyllje të procedurave për funksionalizimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Turqinë, e cila do të jetë e dobishme për të dyja palët.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat