Enver Hasani e godet Hashim Thaçin: Shkëmbimi i territoreve i hap rrugë Rusisë

Aktuale

Enver Hasani e godet Hashim Thaçin: Shkëmbimi i territoreve i hap rrugë Rusisë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 21:39
Enver Hasani

Korrigjimi i kufijve, sipas Enver Hasanit, nuk duhet të ndodhë.

Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së thotë se nuk ka dyshim që e gjithë kjo iniciativë është për interesa personale.

Sipas Hasanit, një gjë e tillë do t’i mundësonte edhe presidentit rus që të përfitojë lejen nga Perëndimi edhe për shtetet tjera si Ukraina e Gjeorgjia.

“Putini, menjëherë, te nesërmen që ndodh me Kosovën, ai futet më thellë deri të ura e Ibrit dhe në Ukrainë, Gjeorgji, Moldavi e Azerbajxhan, ai i ka ato veç po i lyp Perëndimit që t’i njoh ato”, ka thënë Hasani.

“Vendimi i GJND-së është vendim i Gjykatës që e zbaton ligjin ndërkombëtar të Perëndimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat