Naser Vllasi-“Kobra”: Agim Ramadani ishte i sistemuar brenda listave të FARK-ut

Aktuale

Naser Vllasi-“Kobra”: Agim Ramadani ishte i sistemuar brenda listave të FARK-ut

Më: 23 prill 2019 Në ora: 23:36
Naser Vllasi-“Kobra”

Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra”, gjatë betejës së Koshares, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka rrëfyer detaje interesante nga lufta në Kosovë.

Vllasi ka thënë me gjithë dallimet që kishin dy grupet e armatosura në nivele drejtuese, në terren gjithçka ka funksionuar mirë.

“Për mua nuk ka pasur asnjë pengesë që ka funksionuar edhe Ministria tjetër e Mbrojtjes [e drejtuar nga Azem Syla]. Unë e kam ditur që Nasim Haradinaj i ka dhënë llogari asaj ministrie [Azem Sylës], por qëllimi ynë ka qenë i përbashkët”.

Komandant “Kobra”, thotë se ka qenë njeri i besueshëm i Agim Mehmetit, që mbante  pozitën e zëvendësministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit.

“Ne si GO3 kemi funksionuar nën këtë emër deri me 11 maj. Nga ajo datë për shkak të luftimeve të forta, komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku emëroi këtë grup si “Brigada 138”, tha ai.

Naser Vllasi ka thënë se Agim Ramadani ka qenë i sistemuar brenda listave të FARK-ut në luftë.

“Agim Ramadani ishte i sistemuar brenda listave të FARK-ut, por jo në hierarki të larta. Ishte i sistemuar brenda brigadave”.

Ai thotë se si FARK-u si emër është përmendur nga viti 1998 nga takimet e ushtarakëve në Zvicër dhe Gjermani.

“Mua nuk më ka interesuar të prezentohem si FARK apo UÇK, por kam qenë i interesuar të bëj luftën sa më të mirë dhe djemtë që i marr në komandë të mos vriten e lëndohen”, tha  Vllasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat