Haliti: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet me mbështetjen e SHBA-së, por Rusia po përzihet në Ballkan - Bota Sot
Haliti: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet me mbështetjen e SHBA-së, por Rusia po përzihet në Ballkan

Aktuale

Haliti: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet me mbështetjen e SHBA-së, por Rusia po përzihet në Ballkan

Më: 24 prill 2019 Në ora: 09:49
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për taksën 100 % të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Shtetet demokratike kanë luftë të brendshme politike, por çështja e taksave varet nga çfarë këndvështrimi e sheh”.

“Jam ithtar që ne të zbatojmë rregullat që ka Bashkësia Ndërkombëtare në përgjithësi – rregullat që janë vendosë dhe e rregullojnë tregun ndërkombëtar dhe funksionimin e marrëdhënieve në mes të shteteve, por edhe regjioneve”.

“Unë kam qenë i shqetësuar ditën e parë që është ndërmarrë ky veprim [taksa 100 %]. Ndoshta më vonë e kam parë nga një këndvështrim që ka të bëjë me marrëdhëniet e drejtpërdrejta me Serbinë që në mënyrën e vet po i pengon njohjet e Kosovës dhe në vazhdimësi integrimin në institucionet ndërkombëtare”.

“Ndoshta nga ky këndvështrim si reagim ka qenë i domosdoshëm”.

“A ka pasë fitim ose humbje Kosova janë dy çështje. Nëse nuk ka fituar asgjë atëherë po i bie që ka humbur diçka”.

“Nëse thuhet që ka fituar në planin material atëherë nuk e di çfarë ka fituar dikush nga taksat e Serbisë”.

Haliti në Sytë 7 ka folur për raportet mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Unë në rrethanat ose bazuar në legjislacionin e Kosovës, raportet kryeministër-president nuk mund të jenë gjithmonë të mira sepse kompetencat ndonjëherë janë të dubluara”.

“Praktika e së kaluarës ka qenë që presidenti të jete mbi të gjithë dhe ka funksionuar gjithçka në harmoni”.

“Tani janë dy protagonistë që kanë origjinë politike pothuajse të njëjtë dhe problemet i shohin nga këndvështrimet politike të tyre, secili veç e veç”.

“Ne nuk kemi politikë shtetërore për çështjet që ndonjëherë nuk pajtohen kryeministri, presidenti dhe institucionet e shtetit që kanë të bëjnë me politikat shtetërore dhe jo politikat e ditës”.

Ai ka përmendur edhe idenë e shumë përfolur të ndryshimit të mundshëm të kufijve.

“Mendoj që më shumë mediat e kanë imponuar këtë idenë që presidenti Hashim Thaçi është për ndryshim të kufijve. Unë nuk e kam dëgjuar atë [presidentin] të thotë do të ndryshojmë ose do të japim dhe marrim këtë”.

“Ai [presidenti] ka kërkuar disa territore që janë të banuara me shqiptarë që ndonjëherë e quajmë Lugina e Preshevës dhe ndonjëherë i përmendim emrat”.

“Idetë janë të ndryshme por mendoj se nuk është ndërmarrë asnjë veprim – nuk ka nënshkrim të asnjë marrëveshje dhe është diçka që do ta quaja përpjekje për baraspeshë me Serbinë që ka insistuar gjithmonë ta marrë veriun dhe ta instalojë politikën e vet”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja mendoj që gjithmonë ka qenë marrëveshje e imponuar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe nuk e shoh të mundshme që aq lehtë të kryhet ky proces edhe pse ka vullnet të deklaruar publikisht”.

“Edhe brenda Kosovës lidershipi duhet të ulet dhe t’i hedhë në tavolinë të gjitha çështjet. Ne duhet ta fillojmë procesin integrues të Ballkanit Perëndimor dhe kur flasim për këtë proces, duhet ta kemi parasysh që duhet ta bëjmë shtensionimin e raporteve  mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Nëse ne biem dakord, të dyja palët, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve mund të arrihet marrëveshja, por kemi një faktor të tretë që përzihet në çështjet e Ballkanit që është Rusia”.

“Interesi i Serbisë është të mos e lejojë Kosovën të ecë përpara derisa interesi jonë është që të jemi pjesë e BE-së dhe duhet të punojmë për atë qëllim”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...