Zeka përkrah protestën e VV-së, thotë se drejtësia në Kosovë është e kapur nga presidenti Thaçi - Bota Sot
Zeka përkrah protestën e VV-së, thotë se drejtësia në Kosovë është e kapur nga presidenti Thaçi

Aktuale

Zeka përkrah protestën e VV-së, thotë se drejtësia në Kosovë është e kapur nga presidenti Thaçi

Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:08
Milaim Zeka

Lëvizja Vetëvendosje të premten do të organizojë protestë kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit. Kësaj proteste të VV-së nuk do t’i bashkohen partitë opozitare LDK-ja dhe PSD-ja, por deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ani pse është deputet i partisë Nisma e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, po e sheh si të nevojshme këtë protestë.

Zeka ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një postim të Vetëvendosjes ku bëhet thirrje për protestën e 26 prillit, e kjo është shenjë se ai po e përkrah protestën e thirrur nga kjo parti.

Në një prononcim për Express, Zeka ka thënë se në pamundësi për të qenë prezent në protestë, për shkak se ndodhet jashtë vendit, ai thotë se protesta të tilla i nevojiten Kosovës.

“Është protestë me vend, protesta të tilla i nevojiten Kosovës. Unë mendoj se drejtësia në Kosovë është e kapur 100 për qind nga Presidenti Hashim Thaçi. Unë kam kërkuar edhe në foltoren e Parlamentit që Lumezi të japë dorëheqje”, ka thënë Zeka.

Protesta e VV-së organizohet këtë të premte, kundër korrupsionit, përkatësisht kundër kryeprokurorit të vendit Aleksandër Lumezit, i cili sipas drejtuesve të këtij subjekti politik nuk po i arreston të korruptuarit.

Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, e ka akuzuar kryeprokurorin se është i ndikuar nga politika dhe se nuk po guxon t’i ndjekë krimet politike, ekonomike, ato të luftës e të paqes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...