KPMM kundërshton shkrirjen në Shërbimin Gjeologjik - Bota Sot
KPMM kundërshton shkrirjen në Shërbimin Gjeologjik

Aktuale

KPMM kundërshton shkrirjen në Shërbimin Gjeologjik

Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:20
Pamje nga takimi

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale edhe përmes një debati e kanë kundërshtuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë te bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave të kuqe llogaridhënës për Agjencisë e Pavarura i cili parasheh që KPMM të shkrihet në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës.

Drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi tha se këtë tryezë e kanë organizuar për të shprehur kundërshtimin e ligjeve për racionalizimin  dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencioneve të pavarura.

Ai tha se ky draftligj ka paraparë që Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale të jetë pjesë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik përkatësisht të shkrihet në Shërbimin Gjeologjik dhe.

Në gjë të tillë ata si komision e kundërshtojnë.

Kryesues i bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale, Musa Shabani tha përmes ligjit për miniera dhe minerale që është në lexim të dytë në Kuvend të Kosovës mund të rregullohet më mirë ky sektor dhe nuk është e nevojshme një shkrirje e tillë. Sipas tii një bashkëdyzim i tillë ndikon që mos të bie interesimi i investitorëve të jashtëm për sektorin minerar në Kosovë.

Ai ka apeluar që të rishikohet ky projektligj. Skënder sallahu drejtori i Departamentit të Minierave në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik tha se është përgjegjësi e hartuesve ligjor që sektori minerar të funksionojë në bazë të standardeve evropiane. Sipas tij dhënia e licencave duhet të bëhet ndaras nga shërbimi gjeologjik pasi kjo mund të parqet edhe konflikt interesi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...