Haradinaj shpreson se në Samitin e Berlinit do të marr sinjal për liberalizim të vizave

Aktuale

Haradinaj shpreson se në Samitin e Berlinit do të marr sinjal për liberalizim të vizave

Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:18
Kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se do të jetë pjesë e samitit në Berlin ku është edhe Serbia e pranishme.

Ai tha se pret që në këtë  samit, Kosova të marr sinjalin për liberalizimin e vizave.

Këtë deklaratë Haradinaj e dha në Panairin Ndërkombëtar Prishtina 2019 i cili ka filluar sot.

Bashkë me kryeministri Ramush Haradinaj në Samitin që do të mbahet më 29 prill në Berlin do të shkojë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat