Gratë e kthyera nga Siria edhe sot kanë punë me Gjykatën - Bota Sot
Gratë e kthyera nga Siria edhe sot kanë punë me Gjykatën

Aktuale

Gratë e kthyera nga Siria edhe sot kanë punë me Gjykatën

Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:40
Gratë e kthyera nga Siria

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në departamentin e Krimeve të Rënda, edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë seancat dëgjimore për gratë të cilat janë kthyer nga Siria. Dje, trupi gjykues në praninë e avokatëve kanë dëgjuar versionet e 11 grave rreth mënyrës së si ato janë kthyer në Kosovë. Ndërkohë, sot edhe 11 gra të tjera do të ballafaqohen me pyetjet e trupit gjykues.

Seanca e dytë dëgjimore për gratë e kthyera nga Siria do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme. Trupi gjykues do t’i dëgjojë deklaratat edhe të 11 grave që u kthyen nga vatrat e luftës së shtetit islamik të premten që e lamë pas. Seanca e sotme pritet që të fillojë në orën 14:00.

Kështu ka deklaruar njëra nga avokatet të njërës nga gratë e kthyera nga Siria.

Ndërkohë, Gjykata e Prishtinës ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurave V.B., F.D., F.L., N.H., A.Z., V.K., H.K., L.L., S.S. dhe M.A. për shkak të veprës penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Të pandehurave V.B., F.D., F.L., N.H., A.Z., V.K., H.K., L.L., S.S. dhe M.A. iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaj për secilën veç e veç, duke filluar nga data 23.04.2019 deri më 23.05.2019.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Kujtojmë se 110 persona qytetarë të Kosovës, të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri u kthyen në Kosovë të premten që e lamë pas nga Turqia me një aeroplan që mbante flamurin amerikan.

Qytetarët e kthyer janë gra dhe fëmijë të luftëtarëve shqiptarë që ishin të përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme përkrah IS-it. Në mesin e të kthyerve ishin edhe katër ish-luftëtarë të IS-it.

Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu edhe nëntë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.

Sipas policisë, në zonën e konfliktit ende kanë mbetur rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...