“Qeveria hesht për problemet me prona e Mogherini merret me ri-dizajnim të kufirit Kosove-Serbi”

Aktuale

“Qeveria hesht për problemet me prona e Mogherini merret me ri-dizajnim të kufirit Kosove-Serbi”

Nga: A.Zh Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:24
Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini

Ehat Miftaraj nga Insituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se Serbia qe 20 vite po mban në mënyrë të kundërligjshme dokumentet kadastrale për zgjidhjen e një konteksti pronësor.

Ai ka thënë se qëllimi i Serbisë është të forcojë pasigurinë juridike në Kosovë, që sipas tyij, jo rallë herë rastet për prona, po përfundojnë me vrasje, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për heshtje për këtë çështje, derisa ka akuzuar përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, për ri’dizajnim të kufirit Kosovë-Serbi.

Reagimi i plotë i Miftarajt:

20 vite jetë njeriu per zgjedhjen e nje kontesti pronesor dhe rasti ende ne procedure te apelimit.

20 vite Serbia i mban ne menyre te kunderligjshme dokumentet kadastrale me te vetmin qellim, forcimin e pasigurise juridike ne Kosove qe perfundojne jo rralle Edhe me vrasje per prona.

Qeveria hesht e Frederica Mogherini merret me ri-dizajnim te kufirit Kosove-Serbi.

Faktori nderkombetar ne Kosove duhet me kuptu qe populli I Kosoves eshte populli me paqesor dhe mirekuptues ne bote.

Me kete shkalle te ulte te sundimit te ligjit dhe me kete anarki te instaluar ku me vite privohesh nga e drejta elementare per te shfrytezu pronen ka shume pak vrasje dhe vetgjyqesi.

Thjesht jemi kampion boteror te durimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat