QKU: Emergjenca me numër rekord të pacientëve - Bota Sot
QKU: Emergjenca me numër rekord të pacientëve

Aktuale

QKU: Emergjenca me numër rekord të pacientëve

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:35
Pamje nga QKUK

Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar numër rekord të trajtimit të rasteve brenda 3 muajve të parë të këtij viti.

Sipas raportit të punës, gjatë kësaj kohe në Emergjencë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore më shumë se 18 mijë pacientë.

Vitin e kaluar, për periudhën janar-mars, stafi mjekësor në Klinikën Emergjente u ka ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore 11 mijë 591 personave.

Numri i trajtimit të rasteve emergjente në QKUK është rritur, pas investimeve në Klinikën Emergjente nga Ministria e Shëndetësisë, për ofrim të shërbimeve më cilësore pacientit dhe kushte më të mira pune stafit mjekësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...