Pas dozës së madhe të kafesë, deputeti Bekë Berisha ia huqë Ditës Ndërkombëtare të Librit - Bota Sot
Pas dozës së madhe të kafesë, deputeti Bekë Berisha ia huqë Ditës Ndërkombëtare të Librit

Aktuale

Pas dozës së madhe të kafesë, deputeti Bekë Berisha ia huqë Ditës Ndërkombëtare të Librit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:35
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili e nisi ditën e sotme me 10 kafe, ndërkohë që gjatë ditës tha se numri i tyre shkon deri në 50 ia ka huqur ditës ndërkombëtare të librit, e cila në fakt u shënua dje.

Me sa duket doza e madhe e kafesë që mori ka bërë që deputeti Berisha të ngatërrojë datat.

“Uroj që sa më parë libri të kthehet në duart e lexuesve si e vetmja shpresë për një të ardhme të sigurt të shtetit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot është dita ndërkombëtare e Librit. Kjo ditë paraqet ndarjen e errësirës, injorancës në njërën anë dhe të dritës e diturisë në anën tjetër.

Libri si një dritare e madhe e zgjerimit të diapazonit intelektual, për fat të keq ka rënë nën hijen e teknologjisë dhe rinia e ka lënë pas dore!

Uroj që sa më parë libri të kthehet në duartë e lexuesve si e vetmja shpresë për një të ardhme të sigurt të shtetit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...