Termokos përfundon sezonin ngrohës 2018/19 - Bota Sot
Termokos përfundon sezonin ngrohës 2018/19

Aktuale

Termokos përfundon sezonin ngrohës 2018/19

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Pas ngritjes së temperaturave, ndërmarrja Termokos ka marrë vendim për të përmbyllur sezonin e ngrohjes, tetë ditë pasi kishte vendosur të vazhdojë furnizimin me ngrohje për konsumatorët për shkak të rënies së temperaturave.

“Sapo kemi përmbyllur është një nga sezonet ngrohëse më të suksesshme deri më tani, kur për më shumë se 6 muaj me radhë kemi ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore pa asnjë ditë ndërprerje për mbi 13 mijë konsumatorë”, thuhet në komunikatë.

Termokos zotohet se do të vazhdojë me realizimin e projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, si dhe projekte tjera që janë në proces, falë kontributit të pakursyer të donatorëve. 

Ndryshe, sezoni i ngrohjes për konsumatorët e Termokosit përfundon zakonisht më 15 prill.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...