Mustafa përkujton Ismet Rracin

Aktuale

Mustafa përkujton Ismet Rracin

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:43
Isa Mustafa

Në 18 vjetorin e vrasjes së Ismet Rracit, kryetar i Degës së LDK-së dhe i Kuvendit të Komunës së Klinës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se 18 vite më parë Kosova humbi një atdhetar të çmuar dhe të respektuar.

“Ismet Rraci ishte shkrimtar me gjuhë të guximshme e të mprehtë që ngriti zërin kundër mizorëve të kohës së egër të viteve të ’90-ta. Ishte burrë i urtë, intelektual dhe mësues që qëndroi gjithnjë pranë nxënësve të tij dhe qytetarëve të Klinës duke përfshirë edhe periudhën e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e mbështeti pa asnjë rezervë”, deklaroi Mustafa. 

Ai shtoi se presidenti historik Ibrahim Rugova e kishte dënuar vrasjen e Ismet Rracit si të “drejtuar kundër lirisë, pavarësisë, paqes dhe demokracisë së Kosovës”. 

Mustafa theksoi se Ismet Rraci gjithnjë do të kujtohet nga Lidhja Demokratike dhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës për trimërinë, kontributin dhe atdhedashurinë e pafund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat