Ymeri takon ambasadorin amerikan Kosnett

Aktuale

Ymeri takon ambasadorin amerikan Kosnett

Nga: Z.B Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:52
Foto nga takimi

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin amerikan Philip S. Kosnett dhe znj. Alison Kosnett, përcjell “Bota sot”.

Ymeri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, ishte kënaqësi të bisedosh me Ambasadorin dhe stafin e Ambasadës për zhvillimet politike në Kosovë dhe sfidat ndaj demokracisë e shtetndërtimin në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Mbrëmë isha në Rezidencën e Ambasadorit amerikan, i ftuar në koktejin e organizuar nga Ambasadori Philip S. Kosnett dhe znj. Alison Kosnett për një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ishte kënaqësi të bisedosh me Ambasadorin dhe stafin e Ambasadës për zhvillimet politike në Kosovë dhe sfidat ndaj demokracisë e shtetndërtimin në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat