Paralajmërojnë mjekët: Bekë Berisha mund të bëhet i rrezikshëm për veten dhe shoqërinë

Aktuale

Paralajmërojnë mjekët: Bekë Berisha mund të bëhet i rrezikshëm për veten dhe shoqërinë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:56
Bekë Berisha

Bekë Berisha është deputet i AAK-së që po qeveris me vendin bashkë me PDK-në, Nismën dhe AKR-në.

Së pari, ai mori vëmendje mediale kur kritikoi LDK-në si një parti të përgjumur e të tjera. Ajo që bënte përshtypje ishte fjalori i thjeshtë, e në këtë rast, edhe kritika e thjeshtë e tij.

Më pas, ai deklaroi se vëllezërit nuk i laheshin nga dy javë, që ishin në vende të huaja – duke u përpjekur t’i bindte qytetarët që të mos iknin nga vendi.

Por, së fundi, Berisha deklaroi se i pinte nga 50 kafe në ditë – e në mëngjesin e sotëm i gjerbi 10 sosh.

Por, ja çka shkruan magazina shëndetësore “Healthyeating” për ata që i pinë 15 kafe në ditë [më shumë se 1/3 më pak se sasia që pi Berisha].

Nëse merrni këtë sasi kafeje [dmth e ka fjalën për 15], merrni tepër kafeinë, e cila mund t’iu shkaktojë probleme të shumta, filluar me dehidratimin e deri te osteoporoza. Po ashtu, mund të keni problem të madh që të relaksoheni dhe të flini.

Sipas MayoClinic.com, prej 2-4 filxhana kafe të pirë në ditë, është sasi e sigurt për shumicën e njerëzve [madje, për disa edhe kjo mund të jetë e tepërt]. Por, të pish 4700 miligramë kafeje [sa bëjnë 50] duhet të kesh drejt e në spital.

Bekë Berisha, në dukje i shqetësuar për diçka, mbase nga konsumimi i kafesë

Të pish më shumë se 500 deri në 600 miligramë [dmth gati dhjetëfishi më pak i z.Berisha] nënkupton se mund të shkaktohet pagjumësi, shqetësim i vazhdueshëm, irritueshmëri, rrahje të shpejta të zemrës dhe dridhje muskulore.

Kafeja po ashtu mund të ndikojë në tretjen e ushqimit duke shkaktuar probleme të shumta.

Domethënë, media i rekomandon z.Berisha të shkurtojë në masë drastike sasinë e kafesë që merr, por dalëngadalë – duke qenë se shkurtimi i shpejtë, siç shkruajnë revistat, mund të çojë në kokdhimbje, përgjumje, vjellje dhe irritueshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat