Konjufca: Krimi i organizuar në Kosovë kurrë nuk ka qenë më i fortë, Prokuroria e shtetit kurrë më e dobët

Aktuale

Konjufca: Krimi i organizuar në Kosovë kurrë nuk ka qenë më i fortë, Prokuroria e shtetit kurrë më e dobët

Nga: A.SH Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:12
Glauk Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, ka thënë se, rastet e korrpusionit sipas monitoruesve të sistemit të drejtësisë mbi gjysma e tyre dështojnë. Kjo për arsye se, hasin në vështirësitë: pushim i hetimeve, tërheqje e aktakuzës, humbje e rastit në gjykatë për shkak të aktakuzave profesionalisht të dobëta, shtyrje e pafund e seancave për shkak të mosparaqitjes së prokurorëve dhe palëve.

Kjo nuk mund te quhet më "kapje". Ky është vallëzim. Bile tango, shkruan Konjufca në llogarinë e tij në facebook.

Postimi i plotë:

Sipas monitoruesve të sistemit të drejtësisë mbi gjysma e rasteve të korrupsionit dështojnë. Ato që arrijnë të trajtohen hasin në vështirësitë e pastajme: pushim i hetimeve, tërheqje e aktakuzës, humbje e rastit në gjykatë për shkak të aktakuzave profesionalisht të dobëta, shtyrje e pafund e seancave për shkak të mosparaqitjes së prokurorëve dhe palëve...Krimi i organizuar në Kosovë kurrë nuk ka qenë më i fortë kurse Prokuroria e shtetit kurrë më e dobët. Kjo nuk mund te quhet më "kapje". Ky është vallëzim. Bile tango.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat